Transmetuar më 07-02-2012, 17:41

Prishtinë, 7 shkurt 2012, NOA- Një operacion i policisë së Kosovës ka bërë të mundur prangosjen e dy shqiptarëve dhe dy serbëve si posedues të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, pas hetimeve mbi një grup personash të dyshuar gjatë kontrolleve në dy qytete në Pejë dhe në Prishtinë u gjetën dhe sekuestruan pesë kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Mësohet se gjatë kontrollit në dy shtëpi në fshatin Babin Most të komunës së Obiliqit në pronë e të dyshuarve serb, konfiskuar pesë kilogram substancë narkotike e llojit heroinë, një veturë civile dhe para të gatshme në vlerë prej treqind 300 euro.

Sakaq gjatë një tjetër kontrolli në dy shtëpi në Pejë janë konfiskuar tetë gram substancë narkotike e llojit heroinë si dhe një pushke M48 me 27 fishekë kalibër 8.57 mm.

Katër të ndaluarit mbajnë inicialet, A. B 39 vjeç nga Kosova, E.G 23 vjeç nga Kosova, ndërsa shtetasit serb mbajnë inicialet D.S, 27 vjeç dhe M.R 28 vjeç.

Menjëherë pas arrestimit të ndaluarit u dërguan në ambientet e paraburgimit në pritje të vendimit për ta.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit