

Romë, 6 shkurt 2012, NOA- “Është shumë mirë dhe e ka marrë me të qeshur”. Giuseppe Pedersoli, i biri i Carlo i njohur me emrin e artit Bud Spencer, përgënjeshtron me ironi lajmin e rremë për vdekjen e babit, publikuar shpesh nëpër në web-e.
“Është në shtëpinë e tij në Romë dhe është gati për tu nisur drejt Gjermanisë për promovimin e librit të ri dhe për prezantimin e një dokumentari që televizioni gjerman i ka dedikuar”, u shpreh Giuseppe, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
“Altrimenti mi arrabbio”, është autobiografia e Bud Spencer 82 vjeç, i cili do publikojë një libër të dytë si vijim i të parit dhe që pritet të dalë pas një muaji e gjysëm në qarkullim.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





