

Londër, 6 Shkurt 2012, NOA – Fiat gjatë ditëve të fundit ka publikuar imazhet e para zyrtare të prototipit 500L, makinë e cila do të prezantohet në sallonin e Gjenevës.
Flitet për një version më të madh se ai klasik 500, dhe këtë e tregon dhe shkronja L, e cila ka kuptimin e Large, gjë që e thekson këtë fakt.
Objektivi i kompanisë italiane është ajo që të zgjerojë sa më shumë “pushtetin” në treg, kjo duke afruar sa më shumë klientë.
Hapësira në këtë makinë duhet thënë se është tejet e bollshme, ku autovetura ka një gjatësi prej 414 centimetrash dhe 166 për lartësi.
Nga ana motorike është bërë e ditur se ajo për 100 kilometër harxhon 1.4 litra dhe motori është turbodiesel (1.3 Multijet II).
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





