Transmetuar më 06-02-2012, 20:52

Prishtinë, 6 shkurt 2012, NOA- Samuel Zhbogar, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian në Kosovë është shprehur se kthimi i normalitetit në veri, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit bashkë me liberalizimin e vizave, janë prioritetet kryesore të BE-së.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, së bashku me shefin e EULEX-it, Xsavier De Marnak, përfaqësuesi i BE-së i cili nisi sot zyrtarisht detyrën në Kosovë tha se do të mbështesë në vazhdimësi dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe angazhohet që t’i ndihmojë institucionet në procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme Zhbogar pritet të nisë takimet me krerët e shtetit, ai u zotua për sundimin e ligjit në gjithë Kosovën e veçaërisht në zonën e tensionuar në veri.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit