

Tiranë, 6 shkurt 2012, NOA- Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezent në territorin shqiptar edhe gjatë ditës së nesërme. Në këto kushte zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohen nga moti i vranët dhe reshjet e dobëta të shiut ndërsa sërish në zonat malore do të ketë dëborë. Mesdita do të sjellë largim të vranësirave dhe dobësim të reshjeve në Ultësirën Perëndimore duke bërë që qielli të ketë çarje me kthjellime të herë pas hershme.
E njëjta situatë meteorologjike do të mbetet prezent edhe gjatë pasdites pasi zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga moti i alternuar me vranësira dhe kthjellime të herë pas hershme por nuk do të mungojnë edhe shirat e izoluar ndërsa zonat malore përgjatë kufirit lindor do të kenë reshje dëbore me intensitet të ulët. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës deri në mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në të gjithë vendin.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi të arrijë në 3 ballë.
Europa
Edhe gjatë ditës së nesërme kontineti Europian do të ndodhet në po të njëjtat kushte atmosferike pasi Rajoni i Mesdheut dhe Europa Juglindore do të mbeten me mot të paqëndrushëm. Sërish problematike situata do të paraqitet në Ballkan pasi tempertaurat në disa rajone do të pësojnë sërish rënie sidomos në vlerat e mëngjesit duke përkeqësuar situatën ne rajonet si Kosovë, Serbi, Bullgari, Maqedoni dhe në Greqi. Si pasojë e zhvndosjes së vranësirave gjatë pasdites reshjet e denduara të dëborës do të perfshijnë edhe Europën Juglindore ku më të përqendruara do të jenë në Turqi. Edhe stuhitë e erës do të mbeten problematike në të gjithë Gadishullin e Ballkanit pasi shpejtësia e saj në disa zona të veçanta do të arrijë deri në 60 km/h dhe kjo do të bëjë që situata në detin Mesdhe të jetë e trazuar. Me reshje dëbore paraqitet edhe një pjesë e Europës Qendrore por intesititeti i tyre do të jetë disi më i ulët. Tempertura të ulëta gjatë ditës së nesërme do të përjetojë sërish Europa Lindore, Ballkani verior, Europa Qendrore dhe Italia. Ndërsa në pjesën më të madhe të kontinetit Europian do të dominojë moti i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Ngjarje ekstreme në Europë:
– Italia do të mbetet me reshje të konsiderueshme shiu e dëbore
– Ballkani do të mbetet me dëborë të dendur dhe temperatura të ulëta
– Greqia do të alarmojë për reshje shiu e dëbore dhe stuhi të forta ere
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





