

Emri i saj është Emily McCombs dhe është 29 vjeç. E kur ajo ishte vetëm një vajzë 14 vjeçare, ishte përdhunuar nga tre burra.
Tani, pas 15 vjetësh, një nga përdhunuesit duket se e ka gjurmuar në Facebook dhe kërkoi miqësinë e saj.
E ajo, edhe pse e shqetësuar nga ngjarja e dikurshme, u pajtua me të. Të dy biseduam për orë të tëra duke folur në lidhje me atë që kishte ndodhur dhe duke kujtuar saktësisht natën e dhunës.
Pavarësisht nga të gjitha, Emily ka pohuar se "biseda ka qenë e dobishme në tejkalimin e traumave, më shumë se mjaft seanca që ka realizuar te psikoterapisti".
Më tej, ajo tregon se kur ai kërkoi miqësinë e saj në Facebook, iu kthyen në mendje të gjitha kujtimet e asaj nate tragjike. E çuditërisht, pohon se i ka bërë mirë….
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





