

Shkodër, 6 shkurt 2012, NOA- Dy të rinj nga qyteti i Shkodrës kanë përfunduar në prangat e policisë në flagrance, teksa po tentonin të kalonin përtej kufirit drejt Malit të Zi në mënyrë të paligjshme disa persona të tjerë jo shqiptarë.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA.al, se të ndaluarit janë 28 vjeçari Admir Sholli lindur dhe banues në lagjen “Guerile” i dënuar më parë dhe Denis Alushi, 24 vjeç lindur në fshatin Grudë e Re dhe banues në lagjen “Guerile” të Shkodrës.
Lidhur me këtë rast ndaj tyre nisën hetimet për veprat penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim”.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





