Transmetuar më 06-02-2012, 18:06

Londër, 6 shkurt 2012, NOA- Martesa e radhës “mbretërore” mund të jetë e saja.

Pippa Middleton, shoqëruesja me anën B më të dëshiruar në Angli vazhdon të tërheqë vëmendje thuajse më shumë se e motra Kate, dukesha e Cambridge.

27 vjeçarja shihet e përkushtuar seriozisht me një nga meshkujt më të pasur të vendit George Percy, nipi i parë i Dukës së Northumberland.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Duka i ri është pronar ndër të tjera i kështjellës Alnwick, aty ku është xhiruar edhe filmi i Harry Potter.

Për të shpallur thuajse fejesën e tyre ishte “The Sun” ku flitej për një histori serioze.

Mësohet se lidhja mes tyre vjen që në kohën e Universitetit të Edimburgut, ku ata dy patën një histori dashurie vitin e fundit të fakultetit.

Sakaq George është një nga Dukët më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar dhe quhet si “Princi i veriut”, pasi është i destinuar për të trashëguar një pasuri prej 315 milionë sterlina, një shënjestër e mirë e Pippa Middleton.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit