

Uashington, 6 shkurt 2012, NOA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin sanksione të reja ndaj Iranit.
Kjo deklaratë u lëshua nga kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama i cili tha se do bllokohen të ardhurat dhe asetet e Qeverisë së Iranit të cilat ndodhen në SHBA.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Obama theksoi se sanksionet shtesë janë të nevojshme, veçanërisht pas praktikave mashtruese të Bankës Qendrore të Iranit dhe bankave të tjera për të fshehur transaksionet e palëve të ndëshkuara.
Deklarata e Obamës u lëshua nëpërmjet një letre dërguar Kongresit, ku konstatohej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vlerësim të detajuar mbi progresin e bërë rreth pranisë së uraniumit nga Irani.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





