Transmetuar më 05-02-2012, 23:46

Londër, 5 Shkurt 2012, NOA/Rid Bulku –  Mund të themi me bindje se ekzistojnë shumë lloje profesionesh që mund të konsiderohen si eksituese në kuptimin e parë të fjalës.

Pikërisht, këtë fakt, e vërteton akoma më shumë një ide jo e zakontë studimi e kryer nga Universiteti portugez i Aveiro: paguan studentë për të parë filmime pornografike.

Megjithatë synimi i këtij hulumtimi, është mjekësor dhe shkencor, pasi objektivi i tij është studimi dhe zbulimi se cilët janë faktorët psikologjikë që shkaktojnë mosfunksionim në ereksion.

Vullnetarët do të paguhen me një shifër prej 40 dollarësh (rreth katër mijë lekë) në një seancë e cila do të zgjasë 90 minuta.

Gjatë saj do të studiohen dhe analizohen reagimet fizike dhe psikologjike të studentëve në kohën që ata shohin materiale pornografike.

Ky kërkim shkencor, i financuar nga fonde shtetërore, po zhvillohet në laboratorin universitar të “SexLab”, që duhet thënë se është një emër tepër tërheqës.

Me siguri mund të themi se do të jenë të shumtë studentët që do të ofrohen në emër të shkencës.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit