Transmetuar më 05-02-2012, 20:02
Tiranë, 5 Shkurt 2012 NOA/ Rid Bulku - Gjykata e Qarkut të Tiranës ka miratuar këto ditë krijimin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila u themelua më 17 dhjetor 2011. E ideuar sipas modelit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (American Academy of Arts and Sciences), dallon nga Akademia Kombëtare e Shkencave (National Academy of Sciences) në SHBA. Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u krijua me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë. Në mbledhjen e themelimit të saj, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave zgjodhi President Nderi të saj për jetë, shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Po në këtë mbledhje, anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave zgjodhën Presidencën e parë të saj, të përbërë nga: Ksenofon Krisafi (President), Alajdin Abazi (Zv/President), Isuf Kalo (Zv/President), Inva Mula (zv/Presidente) dhe Fatos Tarifa (Sekretar Shkencor). Anëtarët e kësaj akademie marrin përsipër të shërbejnë me njohuritë dhe talentet e tyre për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri dhe për t’i ndihmuar krijimit të një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik. Kjo akademi synon, gjithashtu, të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet e shkencëtarëve dhe të artistëve shqiptarë për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare, për të shërbyer si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standarteve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale, si edhe për të popullarizuar edhe më mirë në tregun global të vlerave dhe ideve arritjet më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë (ne rend alfabetik): Alajdin Abazi, fizikan (Maqedoni) Panajot Boga, mjek Luljeta Bozo, inxhiniere Adrian Civici, ekonomist Limoz Dizdari, kompozitor Dhimitër Dhora, biolog Përparim Fuga, fizikant Romeo Gurakuqi, historian Gëzim Hoxha, arkeolog Ermonela Jaho, soprano Helena Kadare, shkrimtare Ismail Kadare, shkrimtar Isuf Kalo, mjek Ksenofon KRISAFI, jurist Xhevat Lloshi, gjuhëtar Piro Milkani, regjizor Inva Mula, soprano Mina Naqo, matematikan Llukan puka, matematikan Skënder Riza, historian (Kosovë) Marenglen Spiro, fizikant Sali Shijaku, piktor Fatos Tarifa, sociolog Thoma Thomai, skulptor Pëllumb Xhufi, historian Aleksandër Xhuvani, inxhinier Anëtarë nderi të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në themelimin e saj janë personalitetet e poshtëshënuara: Jean-Philippe Assal, mjek (Zvicër) Amitai Etzioni, sociolog (SHBA) Lord Anthony Giddens, sociolog (Angli), Pierre Hassner, filozof (France) Peter Lucas, gazetar/shkrimtar (SHBA) Mateo Mandala, gjuhëtar (Itali) Obrad Savic, filozof (Serbi)

Tiranë, 5 Shkurt 2012 NOA/ Rid Bulku – Gjykata e Qarkut të Tiranës ka miratuar këto ditë krijimin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila u themelua më 17 dhjetor 2011. E ideuar sipas modelit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (American Academy of Arts and Sciences), dallon nga Akademia Kombëtare e Shkencave (National Academy of Sciences) në SHBA.

Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u krijua me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë.

Në mbledhjen e themelimit të saj, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave zgjodhi President Nderi të saj për jetë, shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Po në këtë mbledhje, anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave zgjodhën Presidencën e parë të saj, të përbërë nga: Ksenofon Krisafi (President), Alajdin Abazi (Zv/President), Isuf Kalo (Zv/President), Inva Mula (zv/Presidente) dhe Fatos Tarifa (Sekretar Shkencor).

Anëtarët e kësaj akademie marrin përsipër të shërbejnë me njohuritë dhe talentet e tyre për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri dhe për t’i ndihmuar krijimit të një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik. Kjo akademi synon, gjithashtu, të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet e shkencëtarëve dhe të artistëve shqiptarë për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare, për të shërbyer si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standarteve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale, si edhe për të popullarizuar edhe më mirë në tregun global të vlerave dhe ideve arritjet më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare.

Anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë (ne rend alfabetik):

Alajdin Abazi, fizikan (Maqedoni)

Panajot Boga, mjek

Luljeta Bozo, inxhiniere

Adrian Civici, ekonomist

Limoz Dizdari, kompozitor

Dhimitër Dhora, biolog

Përparim Fuga, fizikant

Romeo Gurakuqi, historian

Gëzim Hoxha, arkeolog

Ermonela Jaho, soprano

Helena Kadare, shkrimtare

Ismail Kadare, shkrimtar

Isuf Kalo, mjek

Ksenofon KRISAFI, jurist

Xhevat Lloshi, gjuhëtar

Piro Milkani, regjizor

Inva Mula, soprano

Mina Naqo, matematikan

Llukan puka, matematikan

Skënder Riza, historian (Kosovë)

Marenglen Spiro, fizikant

Sali Shijaku, piktor

Fatos Tarifa, sociolog

Thoma Thomai, skulptor

Pëllumb Xhufi, historian

Aleksandër Xhuvani, inxhinier

Anëtarë nderi të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në themelimin e saj janë personalitetet e poshtëshënuara:

Jean-Philippe Assal, mjek (Zvicër)

Amitai Etzioni, sociolog (SHBA)

Lord Anthony Giddens, sociolog (Angli),

Pierre Hassner, filozof (France)

Peter Lucas, gazetar/shkrimtar (SHBA)

Mateo Mandala, gjuhëtar (Itali)

Obrad Savic, filozof (Serbi)