Transmetuar më 05-02-2012, 19:56

Tiranë, 5 Shkurt 2012 NOA/ Agime Kastrati – Ngrihen çmimet e sigurimit të detyrueshëm motorik (TPL)në sektorin e transporteve. Kompanitë e sigurimeve, kanë marrë vendim të menjëhershëm për rregullimin e tregut të sigurimit të detyrueshëm, raporton agjencia noa.al.

U bënë tre ditë që operatorët e tregut shesin sigurimin TPL me tarifa të reja të miratuara nga ana e tyre. Tani primi bruto i sigurimit të detyrueshëm për përgjegjësitë ndaj palëve të treta për kontratat TPL e brendshme me afat 1-vjeçar, autoveturat e tipit B1/1 me kapacitet motorik deri në 1600 cm3, është 10, 000 lekë bashkë me TVSH.

Ndërsa, autoveturat B1/2mbi 1600 cm3 primi (çmimi) është 14.600 lekë bashkë me TVSH.

Sipas përfaqësuesve të kompanive të sigurimeve rritja e primeve ka qenë shumë e domosdoshme për momentin aktual të tregut. Në bazë të një përllogaritje të thjeshtë primet e sigurimeve të detyrueshme aktualisht janë rritur 2.2 herë, vetëm për të normalizuar shitjet.

Funksionimi kaotik i tregut të sigurimit të mjeteve motorike që prej hyrjes në fuqi të ligjit për liberalizimin e këtij tregu bëri që çdo muaj të bien të ardhurat nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve për këtë u bë e mundur dhe ndryshimi i primeve nga vetë operatorët e këtij tregu.

Të ardhurat nga primet e sigurimit në periudhën janar-tetor 2011 arritën rreth 7,103 milionë lekë ose 4.52% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë 10 mujorit numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,091,921, pothuajse duke dyfishuar numrin e tyre krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 87.51% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.25% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.24%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 54.21% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm motorik zënë 45.79% të totalit të tregut.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit