

Tiranë, 5 Shkurt 20112, NOA – Edhe rrjeti social Facebook nuk u ka shpëtuar mashtrimeve. Në Gjermani është zbuluar një mashtrim me anë të dhuratave që premtoheshin në mesazhe private si ky qe shihni ketu.
Mesazh që sigurisht u përhap kudo ppërfshirë dhe shqiptarët që kanë profilet e tyre në Facebook.
Mesazhi i referohej kompanisë së “Media Markt”, e cila sipas njoftimit të mashtruesve jepet 50 euro dhuratë.
Mashtruesit premtonin 50 euro nëse dëshironin të blinin mallra duke ju referuar një sajti. Mesazhi sugjeronte që të ndiqej linku për në faqen e internetit, e cila ishte dhe një kurth për vjedhjen e të dhënave personale.
Kompania gjermane bëri të ditur se nuk ka parashikuar asnjë ulje të çmimeve dhe nuk ishte në strategjinë e saj dhurimi i parave.
Raste të tilla mashtrimesh janë regjistruar kudo në Evropë. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që e vetmja këshillë është që të mos klikoni linqet që u vijnë për oferta të tilla në adresën tuaj në Facebook.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





