Transmetuar më 05-02-2012, 11:28

Tiranë, 5 shkurt, 2012, NOA – “Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit Aleks Nika, pas një agonie të gjatë. Ecuria e hetimit lehtësim për shpirtrat e tyre!”, ky është mesazhi që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dhënë sot në një vjetorin e vdekjes së 34-vjeçarit Aleks Nika.

Nika mbeti i plagosur me një plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit dhe ndërroj jetë në një spital në Turqi, ku u dërgua për kurim. Veç Aleks Nikës më 21 janar u vranë dhe Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit