

Nga i harruar bëhet protagonist, Xhemal Zhuri shokoi për 1 orë Tiranën
Tiranë, 4 shkurt 2012, NOA Update – 50-vjeçari që kërcënoi të hidhej nga vinçi në qendër të Tiranës quhet Xhemal Zhuri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Sipas të dhënave të policisë duket se vështirësitë ekonomike dhe mosdhënia e dëmshpërblimit nga shteti si i përndjekur politik e kanë çuar 50-vjeçarin Xhura të ndërmarrë aktin e rëndë të tentativës për t’u hedhur nga vinçi 80 metra i lartë, tek pallati shumëkatësh në ndërtim, përballë selisë së Partisë Demokratike.
Xhemal Xhura kërcënoi për një orë rresht se do të hidhej nga vinçi poshtë duke vënë në alarm tërë Policinë e Shtetit dhe qytetarët kalimtarë, që lajmëruan për tentativën e tij.
Ngjarja shokuese ndodhi në sytë e të gjithëve.
Tashmë Xhemal Xhura, i cili mësohet se është edhe i divorcuar iu dorëzua forcave të RENEA-s që me negociatat e tyre ia kthyen mendjen 50-vjeçarit duke i shpëtuar jetën.
Forca të shumta të Policisë së Shtetit rrethuan për afro gjysmë ore tërë perimetrin e vendit të ngjarjes së rëndë, që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve orën e fundit.
Xhemal Xhura kishte zgjedhur këtë gjest për të tërhequr vëmendjen e institucioneve për zgjidhjen e problemeve të tij ekonomike, që duket se i kanë dobësuar edhe mendjen duke e bërë të ndërmarrë tentativën për t’u vetëvrarë.
mit/NOA
Shok në Tiranë, kërcënon të hidhet nga një vinç në qendër të kryeqytetit
Një ngjarje shokuese po ndodh aktualisht në qendër të kryeqytetit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Një person ende i panjohur rreth të 40-ve është ngjitur në një vinç rreth 120 metra të lartë, që ndodhet tek trualli i pallatit në ndërtim mu përballë selisë së Partisë Demokratike.
Janë vërtet momente dramatike ato që po i ndjekim live.
Forca të shumta të Policisë së Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po tentojnë të negociojojnë me personin që kërcënon të hidhet poshtë.
Nuk dihet ende identiteti i personit dhe arsyet që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.
Ndërkohë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes edhe forcat e RENEA-s që pritet të kryejnë aksionin e ngjitjes në vinç për të shpëtuar 40-vjeçarin.
mit/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





