Transmetuar më 04-02-2012, 19:32

Nga i harruar bëhet protagonist, Xhemal Zhuri shokoi për 1 orë Tiranën

Tiranë, 4 Shkurt 2012 NOA – Një burrë në moshë të re, dyshohet rreth 35-40 vjeç, momentalisht ka është në duart e forcave speciale të RENEA, rreth 50 minuta pasi ai kishte hipur majë një vinçi dhe po kërcënonte se do ti jepte fund jetës duke u hedhur nga ky vinç.

Është aktualisht ora 19.30 dhe personi i cili kishte hipur në vinç ka zbritur dhe siç edhe e shikoni në foton e parë që ju sjell NOA.al,  para pak çasteve u mor në kontroll nga forcat policore.

Vinçi gjendet pak metra larg selisë së Partisë Demokratike, përballë Sahatit ngjitur me një pallat  në ndërtim që gjendet aty.

Ende nuk dihet pse ky burrë kishte hipur në majë të vinçit. Në vendngjarje gjenden aktualisht shumë forca policie dhe shumë njerëz kureshtarë. Temperatura shënon rreth 3 gradë Celsius. Në këto momente personi që turbulloi dhe shokoi qytetarët, po zbret nga pallati në ndërtim dhe do të transportohet për tu marrë në pyetje në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit