Transmetuar më 04-02-2012, 18:47

Korçë, 4 shkurt 2012, NOA – Ngricat në rrugët e Korçës dhe shpejtësia tej normave të lejuara shkaktuan mbrëmjen e të shtunës daljen e saj nga rruga në hyrje të qytetit, dhe përplasjen e saj, ku gjeti vdekjen një 25-vjeçar dhe u plagosën dy persona të tjerë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Një mjet me targa greke ka dalë nga rruga duke goditur kolonën anësore të saj dhe për pasojë mbeti i vdekur 25 vjeçari Ardi Dervishi, i cili udhëtonte si pasagjer në këtë mjet.

Gjatë aksidentit janë lënduar edhe dy persona të tjerë, përkatësisht 27 dhe 28 vjeç, që quhen Elinda Kujtimi dhe Laerta Xhani, që ndodheshin në automjet gjatë udhëtimit.

Policia e Korçës ndaloi drejtuesin e mjetit, 27-vjeçarit Elton Kujtimi.

Grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje po heton për shkakun e aksidentit, i cili ndodhi në hyrje të qytetit të Korçës me afrimin e muzgut.

Nga hetimet dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngricës dhe akullit në rrugë dhe tejkalimit të normave të shpejtësisë.

Dy të plagosurit janë dërguar për të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal, ku ndodhen tashmë jashtë rrezikut për jetën. Vijon…

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit