Transmetuar më 03-02-2012, 20:16

Los Angeles, 3 shkurt 2012, NOA- Deri pak ditë më parë i kishte flokët kaçurrela e ngjyrë gështenjë, por sot shfaqet me flokë të shtrirë e bionde.

Ky është ndryshimi i radhës për Rihanën, e cila e ka publikuar lookun e saj të ri në profilin e saj në Twitter.

Këngëtarja-kameleon, u prezantua mbrëmjen e kaluar në një ndeshje basketbolli në Los Angelos.

Këngëtarja e cila ka eksperimentuar shumë më flokët pavarësisht ngjyrës së lëkurës së saj, nga gështenjë në të kuqe e së fundmi shfaqet me flokë të verdhë duke ngelur gjithmonë në qendër të vëmendjes, pasi fotot e saj janë provokuese e në njërën prej tyre shfaqet gjysmë e zhveshur.

Më pas shfaqet me shpatulla të zhveshura e më një palë pantallona që të lënë pa fjalë.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit