Transmetuar më 03-02-2012, 15:16

Durrës, 3 shkurt 2012, NOA/ Arjola Ymeraj- Një skenar i denjë për filma, është sjellja e një prostitute durrsake e cila u vinte gjobë klientëve të saj për të mos u publikuar fotot te familjarët dhe vetëm pasi t’u merrte lekët për ti lënë të qetë.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se u arrestuan në flagrancë 39 vjeçari Teki Syla nga Kukësi dhe 48 vjeçarja me iniciale D.SH nga Durrësi.

Mësohet se arrestimi i tyre erdhi pasi në lagjen Nr.17 të Durrësit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes duke i kërkuar një shumë prej 15.000 eurosh shtetasit kosovar me iniciale D.K., 70 vjeç, me banim në qytetin e Kavajës.

Por duket se i moshuari nuk ka preferuar të japë lekë, nodoshta dhe nuk ka pasur e për rrjedhojë ka kërkuar ndihmë në polici duke denoncuar gjithë çfarë i kishte ngjarjë.

Nga ana e policisë thuhet se si rezultat i hetimeve doli që 2 personat e akuzuar bashkëpunonin me njëri-tjetrin nga ku 48-vjeçarja siguronte klientë, të cilëve më pas iu kërkoheshin nga Teki Syla shuma parash me qëllim mospublikimin para familjarëve të materialeve fotografike.

Lidhur me këtë rast materialet ndaj dy të ndaluarve i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale, “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie në bashkëpunim”.

Sakaq nga ana e bluve thuhet se 70 vjeçari kosovar mund të jetë viktima e fundit e shantazhit të bashkëpunëtorëve dhe për këtë vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit