Transmetuar më 03-02-2012, 13:19

Budapest, 3 Shkurt 2012 NOA/ Irma Toptani – Kompania e fluturimeve Malev, nga mëngjesi i sotëm ka ndalur të gjitha fluturimet e saj dhe ka ulur në tokë të gjithë aeroplanët në përpjekje për të minimizuar dëmin meqenëse situata financiare e saj po bëhet e paqëndrueshme.

Të paktën 270 milionë dollarë ose 60 miliardë forinta hungareze numërohen borxhet që ka kjo kompani dhe sot shpalli se nuk ka arritur të gjejë investitorë të rinj. Kryeministri hungarez Viktor Orban tha për radion shtetërore të Budapestit se dy aeroplanë të Malevit gjenden ende jashtë vendit, një në Tel Aviv dhe tjetri në Irlandë. Me të mbërritur ato nuk do të ngrihen më për llogari të Malev.

Kjo kompani ishte anëtare e Oneworld Airline Alliance duke përfshirë American Airlines dhe British Airëays.

Malev kishte nisur për herë të parë fluturimet në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946.

Drejtori i Menaxhimit, Lorant Limburger tha sot se “i kërkojmë ndjesë të gjithë pasagjerëve”. Kurse i pyetur nëse mund të ketë rifillim të fluturimeve tha: “Një rifillim është i pamundur”. Në janar, Bashkimi Evropian e urdhëroi Malev që të shlyejë 400 milionë dollarë të subvencioneve ilegale shtetërore, që kishte marrë në mes të vitit 2007 dhe në vitin 2010, meqë BE kishte konstatuar se ishin shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së.

Një marrëveshje që Malev të blihej nga kompania kineze Hainan Airlines, nuk u realizua vitin që shkoi.

Me mbylljen e kompanisë, 2600 punonjës të saj dalin të papunë.

Malev kryente mes të tjerash fluturime të rregullta në Shqipëri, Kosovë dhe pjesën tjetër të Ballkanit.

i.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit