

Tiranë, 3 shkurt, 2012, NOA – Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me të gjitha rrugët problematike në vend, të cilat janë bllokuar si pasojë e reshjeve të borës. Situata paraqitet e rëndë në Qarqet verior të vendit dhe në Korçës. Policia këshillon drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për: respektimin e normave të shpejtësisë, mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese dhe përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:
Në qarkun Kukës:
1. Aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjete të vogla,
2. Aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. Aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. Aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. Aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm
6. Aksi Krumë – B. Curri dhe Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështrësi,
7. Aksi Kukës – Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
8. Aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i PA kalueshëm,
9. Aksi Shëmri – Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10. Aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Në të gjitha akset nacionale në këtë Qark po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1. Aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
2. Aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
3. Aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,
4. Aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
5. Aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6. Aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
7. Aksi Ostren – Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
8. Aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1. Aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2. Aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
3. Aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
4. Aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
5. Akset Koplik – Razëm, Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
6. Aksi Qafë Mali – Dardhë- Fierz i pakalueshëm,
7. Aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
1. Aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2. Aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
3. Në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve në rrugë për shkak të ngricave gjatë natës.
Në qarkun Tiranë:
1. Në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. Në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë
Në qarkun Elbasan:
1. Aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar të rrugës.
2. Aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm pa zinxhirë,
3. Aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij Aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1. Aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafa Plloç – Qafë Thanë kalohet me zinxhirë,
2. Aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë dhe Aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshme
3. Aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1. Aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1. Aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2. Aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3. Aksi Përmet – Çarshovë është i pakalueshëm,
4. Aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogora lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





