Transmetuar më 03-02-2012, 03:21

Londër, 3 Shkurt 2012, NOA – “Më është dashur të kontrolloj të paktën 20 herë Eden Hazard për Chelsea”.

Interesi i madh i Bluve të Londrës në drejtim të talentit belg është rrëfyer nga Guy Hillion, agjenti i Abramoviç që ka qenë në Francë për të vëzhguar Hazard.

Hillion, i intervistuar për të përjavshmen “le10Sport”, ka siguruar se ka përcjellë vetëm raportime të shkëlqyera për Hazard.

“Në çdo rast kanë qenë raportime pozitive, me 100%. E kam kontrolluar shumë herë lojtarin. Hera e fundit ishte pikërisht fundjava e kaluar”, – kanë qenë këto fjalët e agjentit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas Hillion, në rast se Hazard do të largohet për të luajtur në një klub më të madh atëherë ai o të bëhet një lojtar akoma më i fortë dhe talenti i tij do të shpërthejë në maksimum.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit