Transmetuar më 02-02-2012, 21:19

Uashington, 2 shkurt 2012, NOA- Që nuk bënte jetë sedentare kjo ishte kuptuar, por shumë pak mund ta kishin imagjinuar që Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ishte kaq sportive.

Përkundrazi Michele Obama i ka habitur të gjithë dhe me entuziazmin e një fëmije drejtpërdrejt bëri 25 pompa pa bërë as minimumin më të vogël të sforcimit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja në fjalë ndodhi gjatë programit televiziv të Ellen Degeneres e cila sfidoi bashkëshorten e Presidentit Obama për të treguar aftësitë e saj sportive.

E në fakt ajo nuk ngurroi dhe videoja-sportive e saj po merr klikime rekord në Youtube.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit