Transmetuar më 02-02-2012, 19:43

Romë, 2 shkurt 2012, NOA- Me puthjen e shfaqur publikisht konfirmohet, Elisabetta Canalis ka një dashuri të re.

Pas thashethemeve të shumta për fejesë, lidhje e dashuri tani ata janë kapur mat, Steve-O dhe Elisabetta Canalis, të mbështetur njëri pas tjetrit në një mur shkëmbejnë puthjet e para pasionante në publik.

Po të mbahet parasysh fakti se Cannalis ka qenë për 2 vjet në krah të aktorit seksi George Clooney, në asnjë moment çifti nuk është kapur dhe as ka dalë ndonjëherë në publik në fotografi ku të shkëmbenin puthje dhe për më tepër një gjë të tillë Elisabetta nuk e ka bërë as në lidhjen me aktorin dhe modelin Mehcad Brooks.

Fotografia ku Elisabetta kapet mat e shfaq atë duke u puthur në mënyrë të epshme e me pasion duke mos treguar kujdes ndaj vështrimeve të të tjerëve, ashtu siç nuk është shfaqur kurrë.

Komentet për të thonë se Steve-O mund të jetë dashuria e saj e vërtetë, ai me të cilin ndihet e lirë, ndonëse ai është me precedent droge duket se ka arritur ta nxjerrë nga vetja Elisabetën.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit