Transmetuar më 02-02-2012, 18:53

Uashington, 2 shkurt 2012, NOA- Me ftesë të senatit amerikan, prej disa ditësh kryetari i Partisë Republikane, njekohësisht Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka nisur një vizitë pune, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila u finalizua me pjesëmarrjen  në Mengjesin e Lutjeve, ku te pranishem ishin edhe Presidenti Obama dhe zv.Presidenti Baiden.

Gjatë qëndrimit në Uashington Mediu zhvilloi një darkë pune me senatoret Roy Blunt, Tom Coburn, Jim DeMint dhe kongresmenet Robert Aderholt, Mike Doyle, Zach Wamp, Jeff Fortenburry.

Gjatë kësaj darke, senatorët dhe kongresmenët amerikane vlerësuan kontributin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO, në mbeshtetjen që ajo ka dhënë gjatë operacioneve në Irak dhe Afganistan, duke treguar një shkallë të lartë bashkëpunimi dhe vendosmërie në proceset stabilizuese për paqen.

Lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, senatorët dhe kongresmënet amerikanë theksuan faktin se zhvillimi i debatit brenda institucioneve si dhe angazhimi politik nga të gjitha kahet, për të arritur standardet zgjedhore demokratike, janë një detyrim i klasës politike.

Një tjetër takim Mediu zhvilloi edhe me senatorin e ri të Floridas Republik Marc Rubio si dhe kongresmenët Danna Rocabacher, Frank Wolf, Heath Shuler dhe shefin e stafit te Kryetarit te Kongresit Barry Jackson.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit