Transmetuar më 02-02-2012, 18:05

Apple është aktualisht krijuesi i parë i kompjuterëve në në botë. Duket se kanë mbetur larg kohët kur një pjesë e madhe e tregut të tyre, ishte i dominuar nga gjigantët Dell dhe Hewlett-Packard.

Sot, në sajë të IPad-it, i cili ka krijuar një segment të ri në të cilin dominon Apple, Cupertino mund të pretendojë titullin prestigjioz të Mbretit të kompjuterit.

Sipas hulumtimit të kryer nga kompania “Canalys”,  në tremujorin e katërt të vitit 2011, Apple ka shitur 15 milion IPad dhe 5 milion Macs, sasi kjo që përfaqëson 17 për qind të 120 milionë njësive të shitura në mbarë botën.

Në këtë treg, thuhet se Apple tejkalon renditjen e HP-ve, Lenovo, Dell dhe Acer. e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit