Transmetuar më 02-02-2012, 16:56

Të kesh marrëdhënie shoqërore të shumta dhe të jesh më i sjellshëm se ç’duhet, mund të jetë një sprovë për të ngrënë edhe kur nuk je i uritur, gjë që bën të shtosh në peshë.

Duket se marrëdhëniet shoqërore, përveçse thelbësore për  shëndetin dhe humorin tuaj, mund të jenë gjithashtu edhe një shkak për të fituar në peshë.

Duke qenë të sjellshëm dhe në përpjekje për të bërë të ndihen më mirë të tjerët, apo frika nga ofendimi i tyre, mund të na çojnë për të ngrënë edhe kur nuk jemi të uritur.

Ky problem është konstatuar sipas hulumtimit të kryer në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland, Ohio (USA).

"Ata që nuk duan të humbasin ndjenjën e harmonisë shoqërore, e paguajnë shpesh me mbishëndoshjen e tyre", shpjegon autori kryesor i studimit, Julie Exline.

Sipas tij, gjithçka buron nga gjeste të tilla, si mosrefuzimi i diçkaje kur ta ofrojnë, apo solidariteti i shprehur në një tryezë të mbushur plot, kur ti nuk do që të hash si të tjerët.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit