Transmetuar më 02-02-2012, 00:58

Izmir, Turqi, 2 Shkurt 2012 – Marrëdhëniet e thella miqësore potenciale dhe tradicionale mes Maqedonisë dhe Turqisë japin arsye më shumë të besojmë se ekzistojnë mundësi të mëdha të pashfrytëzuara dhe pikërisht ky forum mund të jetë hap i vërtetë  në drejtim të identifikimit të tyre.

Kështu kryeministri Nikolla Gruevski i përshëndeti biznesmenët turq në Izmir në forumin tregtar-investues organizuar nga Tuskon- Konfederata  e odave ekonomike turke dhe ESIDEF – Oda ekonomike e Izmirit, në të cilin ekipi qeveritar i prezantoi përparësitë për investim në Maqedoni, lajmëroi raportuesi i MIA-s.

Duke u bërë thirrje biznesmenëve ta vizitojnë Maqedoninë dhe të binden në volitshmërinë biznes klimës, kryeministri potencoi se Qeveria  në kontiunitet punon në përmirësimin e biznes ambientit dhe kushtet për punë kompanitë e vendit dhe huaja. Qëllimet tona,  janë rritja e përshpejtuar ekonomike, zhvillimi i sektorit privat dhe hapja e vendeve të reja të punës.

"Vendi juaj u shndërrua në fuqi ekonomike rajonale, ndërtoi shumë ura mes  civilizimeve dhe merr pjesë në mënyrë aktive në promovimin e stabilitet dhe paqes globale. Republika e Turqisë padyshim është një ndër aleatët  më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë për të cilën dëshmon  mbështetja pa rezervë dhe pahamendeje të cilën na e japin në dekadat e kaluara. Krahas lidhjeve të thella tradicionale, historike  dhe kulturore, neve  na lidh  edhe bashkëpunimi i impresiv ekonomik, si dhe besimi shumëvjeçar i ndërsjellë mes biznismenëve turq dhe të Maqedonisë dhe përkushtimshmërinë ndaj reformave të qeverive tona" potencoi kryeministri Grueveski.

Ai përmendi se këmbimi jashtëm tregtar në vitin 2010, mes dy vendeve arriti 311 milionë dollarë amerikan, derisa vetëm në 11 muajt e parë në vitin 2011 ajo arrinte rreth 380 milionë dollarë. Impuls i rëndësishëm për përforcimin e këmbimeve bilaterale tregtare  gjithsesi është edhe Marrëveshja e lidhur për tregti të lirë  dhe mundësinë që i ofrojnë për qasje pa pengesë në tregun prej mbi 650 milionë konsumatorë me marrëveshje të lidhur për tregti të lirë me vendet tjera" tha Gruevski.

Zëvendëskryetari  ESIDEF Mustafa Oskara duke vlerësuar ngjarjen  si të rëndësohem dhe që kryeministri Nikolla Gruevski  personalisht  është prezent, tha se këmbimi mes Maqedonisë dhe Turqisë  nuk është i mjaftueshëm dhe se  niveli i tanishëm prej rreth 400 milionë  dollarëve amerikan duhet të shkojë një hap para dhe të punohet që të arrihet numër prej miliardë dollarëve.

Tashmë 100 kompani nga Turqia punojnë në Maqedoni, përmendi ministri pa resor Hadi Neziri, duke përmendur se zhvillohen bisedime  edhe me disa dhe shpreson se së shpejti do të publikohet kush janë ato.

Gin u bëri thirrje biznesmenëve prezent, mes të cilëve edhe me prejardhje nga Maqedonia, të vijnë dhe të investojnë dhe t’i vizitojnë vendet prej nga rrjedhin të parët e tyre.

Atë që mund ta ofrojë Maqedonia dhe pse mund të besojnë, siç thekson ministri i Investimeve të Huaja Vele Smak, është politik demonstruese, ekonomike, financiare dhe stabilite monetar.

Sipas tij, kompanitë turke mund ta shfrytëzojnë Maqedoninë si urë drejt Evropës nën kushtet si evropiane, ndërsa me shpenzime shumë më të ulta.

Me politikën ekonomike të Qeverisë dhe rezultatet nga ajo i njoftoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimri Peshevski.

Vizitueshmëria e këtij forumi ishte masive. Kishte rreth 300 kompani të cilat punojnë në këtë rajon në shumë sektorë kryesisht të bujqësisë, industrisë ushqimore, ndërtimtarisë dhe industrisë së drurit.

Prezantimi ekonomik i Maqedonisë, ekipi qeveritar dhe kryeministri Gruevski vazhdojnë me forum në Bursë, ku dhe përfundon vizita në Turqi. Paraprakisht ekipi qeveritar i prezantoi përparësitë për investim para afaristëve në Stamboll, Kajseri, Konja dhe Gazientep.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit