

Prishtinë, 2 shkurt 2012 NOA/ Rid Bulku – Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës, Projektligjin për Komunikimet Elektronike propozuar nga Ministri e Zhvillimit Ekonomik (MZHE).
Ky projektligj rregullon fushën që ka të bëjë me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike, shërbimet dhe fascilitetet shoqëruese, përdorimin e burimeve të komunikimeve elektronike, si dhe marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me radio pajisjet, pajisjet fundore dhe përputhshmërinë elektromagnetike.
Është miratuar edhe një rregullore për ruajtjen, sigurimin dhe qasjen në objektet shtetërore.
Sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi arsyeja për nxjerrjen e kësaj rregullore është përcaktimi i bazës ligjore për mënyrën e ruajtjes, sigurimit dhe qasjes në objektet shtetërore e cila nuk krijon shpenzime shtese buxhetore. Po ashtu Qeveria sot ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Tregun e Brendshëm, Komisionit Ekzekutiv për Inovacion dhe Kohezion Social, Komisionit Ekzekutiv për Qeverisje, Komisionit Ekzekutiv për Ekonomi, Kontroll Financiar dhe Statistika, Komisionit Ekzekutiv për Bujqësi dhe Peshkatari, Komisionit Ekzekutiv për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime, Komisionit Ekzekutiv për Infrastrukturë.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





