Transmetuar më 01-02-2012, 21:43

Moskë, 1 shkurt 2012, NOA- Pjesa më e madhe e rusëve rreth 78% e tyre nuk ka dyshim, Vladimir Putin do bëhet sërish President i Rusisë në zgjedhjet e radhës së 4 marsit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, këtë e tregon një sondazh i zhvilluar në 45 rajone ruse nga 20 deri në 23 janar dhe i raportuar nga agjencia Interfax.

Sakaq 53% e e të pyeturve mendojnë për një fitore që në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa 28% e tyre mendon se fitorja e Putin do vuloset në raundin e dytë. Por vetëm 4% mendon se Putin mund të humbasë garën.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit