

Viterbo, 2 Shkurt 2012, NOA – Dashuria virtuale godet sërish dhe këtë herë lë dhe pasoja.
Diçka të tillë e di shumë mirë një person nga Montefiascone, një provincë e Viterbo, i cili duke dyshuar tek sjelljet e bashkëshortes e cila zgjohej natën duke kaluar me orë të tëra para kompjuterit, vendosi fshehurazi një kamera dhe e kapi atë teksa kryente fotografi erotike dhe ja çonte në Facebook të dashurit të saj virtual, shumë më i ri se ajo.
Më pas një ferr i vërtetë shpërtheu mes të dyve.
Bashkëshorti i tregoi gjithçka asaj për faktin se e kishte filmuar, por ajo duke u kapur me sjelljen e tij dhe duke e gjykuar atë si një “roje” kundrejt saj nisi ta godiste.
Gjatë grindjes tonet ishin tepër të larta deri në atë pikë saqë tërhoqën dhe vëmendjen e fqinjëve të cilët i dolën në mbrojtje gruas.
Në krahun tjetër bashkëshorti pas grindjes përfundoi në spital pasi pësoi disa plagë të lehta.
E si të mos mbaronte me kaq, më pas ai shkoi në polici dhe denoncon gruan për tradhti duke i dhënë agjentëve të policisë provat e “tradhtisë”.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





