

Londër, 2 Shkurt 2012, NOA – Adele është rikthyer në formë dhe kjo pas operacionit që bëri në grykë, ku aktualisht është duke u përgatitur për një shfaqje të madhe.
“Do të jem e pranishme në Grammy! Do të këndoj atje. Ka kaluar aq shumë kohë saqë kam nisur të harroj faktin që jam një këngëtare. Po e pres me padurim këtë ditë”, – ishin këto fjalët që Adele ka shkruar në Twitter për të gjithë fansat e saj.
Ceremonia e ndarjeve të çmimeve Grammy, ku këngëtarja do të performojë do të jetë më datë 12 shkurt.
“Jam absolutisht e nderuar si e ftuar në Grammy Awards për këtë vit. Është me të vërtetë një nder për mua të performoj gjatë mbrëmjes dhe kjo për herë të parë pas shumë muajsh. do të jetë një emocion i madh por dhe një lehtësim në krahun tjetër pasi më në fund rikthehem sërish në skenë, – deklaroi Adele”.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





