

Të bëhesh i madh, nuk është e lehtë. Evolucioni i të folurit, akoma një gjë edhe më e vështirë. Duhen të kalojnë të paktën 24 milion breza për të kaluar nga një madhësi e vogël, si ajo e një miu, tek ajo e një elefanti.
Ndërsa për t’u bërë të vegjël, është një proces më i shpejtë: një reduktim i anasjellë në madhësi, nga elefanti në mi, mund të jetë i mjaftueshëm për 100 mijë breza.
Llogaritja është bërë nga një grup ndërkombëtar biologësh dhe paleontologësh, të cilët kanë matur shkallën e rritjes së gjitarëve. Një studim i veçantë ky, pasi deri tani hulumtimet janë përqendruar në mikro-evolucionin, apo ndryshimet brenda të njëjtit lloj.
Nën drejtimin e dr.Alister Evans, i Universitetit Monash në Australi, grupi i bëri llogaritë dhe arriti në përfundimin se hapi për të kaluar nga miu në elefant, një ndryshim i madh ky, merr një kohë të gjatë, saktësisht, në 24 milion breza.
"Kurse për të kaluar nga madhësia e një lepuri në atë të një elefanti, duhet të kalojnë 10 milionë breza", tha Evans. e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





