Transmetuar më 01-02-2012, 15:50

Tiranë, 1 shkurt 2012, NOA – Qeveria vendosi të krijojë Cirkun Kombëtar, disa vite pas mbylljes së tij. Propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës dhe është miratuar këtë të mërkurë nga qeveria.

Kështu në vendimin “ Për një shtesë në numrin e punonjësve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, miratuar për vitin 2012 për krijimin e Cirkut Kombëtar, i propozuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi thuhet se krijimi i Cirkut Kombëtar, mbështetet në ligjin “Për artin dhe kulturën”. Cirku Kombëtar është parashikuar si një institucion qendror  i grupit të dytë, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Si institucion i veçantë në llojin e tij, Cirku mbështetet nga sektori artistik, i cili do të ketë në përbërje 30 artistë, sektori i teknikës dhe sektori i shërbimeve mbështetëse, që do të kenë në total 8 punonjës.

Kryeministri Berisha u shpreh se Cirku, tashmë një Institucion Kombëtar do të marrë të gjithë mbështetjen e duhur shtetërore, në mënyrë që të mund të kapë nivele më të reja e më cilësore.

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit