Transmetuar më 01-02-2012, 10:03

Korçë, 1 shkurt 2012, NOA – Një person është dëmtuar rëndë në qytetin e Korçës gjatë mëngjesit të djeshëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6 dhe viktima është Bardhyl Shyti 68-vjeç.

Shyti ka rënë nga kati i dytë i një banese pasi kishte konsumuar një sasi të caktuar alkooli raporton Agjencia e Lajmeve NOA.al. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe i dhënë ndihmën e parë. Pas mjekimit të parë në Korçë, ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë mjekim më të specializuar. I plagosuri punonte roje në objektin ku ndodhi aksidenti.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit