

Tiranë, 31 janar 2012, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 31 janar 2012.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “E gjen policia, drogë në makinë, pranga djalit të Ruçit”.
Disa tituj të tjerë janë; “Ambasadorja Gjermane: Ekspertiza e FBI për 21 janarin është e mbështetur mbi ligjet e fizikës”.
“Basha në Uashington, takim me zëvendësin e Klinton”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Rama-Bakojanis, fotot e takimit sekret në Athinë”.
Tituj të tjerë janë; “Kristo Frashëri: Ilirët, të dytët në Europë që njohën arin dhe bankat”.
“Berisha: Nëse shkelën ligjin, Garda të mbajë përgjegjësi”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Prova të reja për kreun e Gardës”.
Disa tituj të tjerë janë; “Berisha: Krerët e Gardës së Republikës janë heronj”
“Durrës, ndalohet për 1.5 g marijuanë djali i Gramoz Ruçit”.
“METE, dikasteri me drejtorë ambulantë”
“Bankat greke humbasin terren, shqiptaret rriten”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; Lista: 22 makina të shkatërruara, 21 me pronarë policë, i cili flet për makinat e djegura në demonstratën e 21 janarit 2011.
Disa tituj të tjerë janë; “Djali i Ruçi përsëri në polici, hashash në Tuaregun me targa Z”.
“Tiranë, grabitet banka, 15 dëshmi skicojnë identikitin, 7 të dyshuar”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Zbardhet plani operacional i Gardës për 21 janarin”.
Disa tituj të tjerë janë; “Ndalohet sërish djali i Gramoz Ruçit, iu gjetën 1.5 gram hashash në makinë”.
“Berisha: I vetmi vend me kaq biznese të suksesshme. Rama: Flet përçart”.
“Takimi me Reeker, Basha prezanton potencialet e Tiranës”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Koalicioni i majtë: PS po bllokon reformën”, i cili i referohet debateve të ndodhura dje në takimin me aleatët.
Disa tituj të tjerë janë; “Basha në Uashtington, pritet nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit”.
“Dhuna e djalit dhe flijimi i burrit, vetëvritet në hotel”.
“Komisioni nis mbledhjen e provave, ftesë dhe Spahiut”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “9 faqet që kryqëzojnë Gardën. Urdhëri: “I gjithë personeli të hapë zjarr”. Plani i masave të njësisë dy, miratuar në 20 janar 2011. Të blindohet Kryeministria, kryesia e Kuvendit, Vilat 30 dhe 31, si dhe shtëpitë e Berishës dhe Topallit. Asnjë gardist për të mbrojtur Presidencën dhe Bamir Topin”.
Tituj të tjerë janë; “Çamët në qeveri, kush ikën dhe kush vjen”.
“Blendi Klosi në Dibër: Zgjedhje të parakohshme edhe këtë vit”.
“Vendimi, Berisha merr edhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor; “Raport Special/Si dështuan 26 komisionet parlamentare”, i cili bënë një vështrim historik mbi komisionet e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 1990.
Disa tituj të tjerë janë; “Prokuroria apelon vendimin për Ndrea Prendin: Të shkojë në burg”.
“Fatmir Toçi: Braçe nuk mund të përjashtohet, ai ndryshon nga Islami”.
“Berisha: PD histori suksesi, PS, propagandë vulgare”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Mediat Gjermane: Provat e krimit shtetëror rovat u fshinë nga qeveria”.
Tituj të tjerë janë; “Ambasadorja gjermane, hetimi duhet të jetë i pandikuar politikisht”.
“Aleatët e PS: Drejtësi për vrasjet, mbështesim Prokurorinë”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek [email protected].
a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





