

Korçë, 23 janar 2012, NOA – Një person ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë nën hetim pasi akuzohen për grabitjen e tre pikave të lotarive dhe një makine. Personi i arrestuar është Edmond Nexhip Hamza 43 vjeç, banues në fshatin Leshnicë – Pogradec.
Ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë; Andi Vasillaq Kita 26 vjeç dhe Nertil Fadil Lipo 26 vjeç, banues ne fshatin Leshnice-Pogradec. Tre personat hynin në pikat e basteve dhe vidhnin televizorët dhe sendet e tjera me vlerë. Kështu gjatë muajit dhjetor ata kanë vjedhur lokalin e lotarisë në fshatin Leshnicë. Në datën 31 dhjetor kanë vjedhur dhe një lokal tjetër në lagjen numër 2 në Pogradec.
Ndërsa në datën 20 janar kanë vjedhur dhe një makinë “Fort Eskort”, me targë PG 5357 B, prone e A.Elmasllari.
Tre personat po hetohen edhe për grabitje të tjera që mund të kenë kryer në Pogradec dhe në Korçë.
a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





