Transmetuar më 18-01-2012, 15:17

SHIKONI VIDEOINTERVISTEN E PLOTE ME POSHTE

INTERVISTA/ Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Dr. Orhan Coskun (Orhan Xhoshkun) evidenton se të dy kompanitë kanë krijuar një strategji afatgjate zhvillimi, ku në fokus është modernizimi total i infrastrukturës dhe ofrimi i shërbimeve shumë herë cilësore.

një intervistë për SCAN TV dr. Coskun tha se dy kompanitë janë investuar rreth 150 milionë euro, i cili përbën dhe investimin madh të kryer në sektorin e telekomunikacionit në Shqipëri.

ALBtelecom, sipas tij tashmë ka një rrjet modern me rreth 1500 km fibër optike, nga 500 që ishte në kohën e privatizimit dhe deri në fund të këtij viti do të ofrojë shërbim shumë cilësor të internetit për rreth 300 mijë abonentë gjithë vendin.

Edhe sa i përket Eagle Mobile, Coskun tha se ajo zotëron infrastrukturën dhe ofron shërbime me cilësinë mirë vend. Këtë sipas tij e dëshmon rritja e numrit të abonentët, e cila rreth dy muaj më parë rregjistronte mbi 1 milion abonentë.

Z.Coskun ka treguar dhe arsyet e bashkimit të dy kompanive duke vënë theksin në faktin se nga kjo strategji përdoruesit do të kenë përfitime edhe më mëdha. “Ne dëshirojmë me anë të një strukture të vetme të ofrojmë të gjitha llojet e shërbimeve për klientin. Ne po i shkrijmë kompanitë, që të kemi mundësi të ofrojmë shërbime më të mira për përdoruesin”, u shpreh Coskun.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të zbardhur:

FOR ENGLISH VERSION CLICK HERE

Cila ishte ecuria e ALBtelecom & Eagle Mobile në vitin 2011? A mund të përmendni disa shifra domëthënëse?

Duke qenë se ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë krijuar një strategji zhvillimi për të përmirësuar shërbimin e internetit me bandë të gjerë (broadband), të telefonisë fikse dhe asaj celulare gjëja e parë që duhet të bënim ishte investimi në infrastrukturë. Sot për sot ne kemi infrastrukturën më të mirë të telekomunikacionit në Shqipëri. Gjëja e parë që bëmë ishte investimi në infrastrukturën e fibrave optike (backbone). Në vitin 2007 kur u privatizua, ALBtelecom kishte vetëm 500 km fibra optike. Ne e rritëm kapacitetin e kësaj linjë nga 500 km në 1500 km, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm dhe duke mundësuar lidhjen me vendet fqinje si Greqia, Maqedonia, Kosova, madje nëpërmjet kabllove nënujore kemi krijuar lidhje me fibra optike edhe me Dubrovnikun, Barin në Itali etj.

Gjëja e dytë që duhej bërë ishte rritja e kapacitetit. Në vitin 2007 kapaciteti i IP-së ishte vetëm 300 Mbps, tani ne e kemi rritur atë në 30 Gbps, që do të thotë një përdorues i internetit sot ka akses më të lehtë dhe shpejtësi më të madhe të internetit falë kësaj rritjeje të kapacitetit. Gjithashtu kapaciteti i linjës me bandë të gjerë (broadband) ishte 1500, domethënë ALBtelecom mund t’u siguronte linjë broadband vetëm 1500 abonentëve. Ndërkohë që ne sot e kemi rritur këtë numër në 150 000. Pra, ne mund t’u shërbejmë menjëherë XDSL 150 000 abonentëve. Dhe këtë vit, në vitin 2012 do të shtojmë edhe 150 000 abonentë të tjerë, dmth do të mund t’u sigurojmë internet të shpejtë broadband 300 000 abonentëve.

Kur unë erdha këtu në vitin 2009, shpejtësia e internetit ishte rreth 256 Kbps. Ndërsa sot minimumi i shpejtësisë sonë është 2 Mbs, që është një rritje 10 herë më shumë. Tani ne mund të ofrojmë 100 Mbps , që është një përmirësim i madh dhe në nivelin që synojnë edhe vendet europiane. Ne mund të ofrojmë 100 Mbs në 7 vende sa i përket ALBtelecom.

Ndërsa për Eagle Mobile kemi rritur ndjeshëm mbulimin e rrjetit dhe cilësinë e shërbimeve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj nëpërmjet shërbimit Roaming, që besojmë është më i miri në vend. Në Shqipëri ne kemi sinjal të mirë celular edhe në zonat e largëta si Valbona, Dardha, apo tuneli i Kalimashit. Sa i përket numrit të abonentëve, Eagle Mobile vetëm para 2 muajsh i kaloi numrin e 1 milion abonentëve, çka është një arritje e madhe brenda një kohe kaq të shkurtër.

Siç dihet përdorimi i celularit është më praktik dhe ashtu si në Evropë dhe kudo në botë, edhe në Shqipëri linja e telefonisë fikse është më pak e përdorur. Por nga ana tjetër , numri i abonentëve të internetit po rritet vazhdimisht dhe ne si ALBtelecom u ofrojmë abonentëve tanë internet gjithnjë e më të shpejtë, si edhe shërbime ekstra, siç është shembulli më i fundit. Tashmë ju mund të merrni një mesazh edhe në telefonin tuaj fiks për çdo thirrje të humbur nëpërmjet një pajisjeje të instaluar si sekretari telefonike dhe ta dëgjoni mesazhin e lënë në çdo moment të ditës. Pra, ne po i shtojmë më shumë veçori dhe funksione telefonit fiks.

Siç e theksova më sipër ne kemi krijuar një strategji të zhvillimit dhe po investojmë fuqishëm në mënyrë që të sigurojmë shërbimet më të mira me çmime më të leverdisshme. Në raportin që u bë së fundmi nga kompania “Cullen International”, pasi u shqyrtuan të gjitha kompanitë celulare në treg, Eagle Mobile u cilësua si kompania që i ofron abonentit shërbimet më të mira për paratë e paguara prej tij.

Sa ka investuar Çalik Holding në dy kompanitë e telefonisë nga viti 2007 deri më sot?

Po. Në fakt deri më tani ne kemi investuar plot 150 milionë Euro dhe mendoj se ky është një nga investimet më të mëdha që janë bërë këto 4 vitet e fundit në sektorin e telekomunikacionit. Ky investim shërbeu kryesisht për krijimin e rrjetit të fibrave optike backbone, mbulimin e të gjithë vendit me sinjal celular, si edhe për shërbimet me vlerë të shtuar (VAS). Ne gjithashtu e shndërruam të gjithë rrjetin e ALBtelecomit në rrjetin e gjeneratës së re. Këtë vit po planifikojmë të ofrojmë shërbimin televiziv si platformë. Dhe duke qenë se e kemi përshtatur rrjetin tonë me këtë platformë do të jetë e mundur të merrni një mesazh në TV për thirrjet që vijnë në celularin ose në telefonin tuaj fiks, të cilave ju mund të zgjidhni t’i përgjigjeni ose jo. Gjithashtu mund ta ndërprisë programin që jeni duke ndjekur në TV dhe ta shihni atë më vonë.

A është prekur tregu i telekomunikacioneve nga kriza dhe përkeqësimi i?ekonomisë? Cilat kanë qënë pasojat?

Në fakt edhe ne e kemi ndjerë impaktin e saj. Për të qenë të sinqertë, krizë ka patur kudo edhe në sektorin e telekomunikacionit. Me investimet e fuqishme që kemi bërë, ne kemi krijuar edhe një strategji, e cila nga njëra anë ofron zhvillim dhe nga ana tjetër liri për klientët. Eagle Mobile vjen pikërisht nga kjo strategji. Dhe ne po e ndërtojmë brandin tonë në bazë të karakteristikave të Eagle Mobile.

Eagle (Shqiponja) përfaqëson Shqipërinë. Kjo do të thotë që ne jemi një pjesë e Shqipërisë domethënë ne përfaqësojmë Shqipërinë. Shqiponja gjithashtu përfaqëson fuqinë, të qënit një hap përpara si dhe lirinë. Shqiponja fluturon në qiell të lirë sikur ai t’i përkasë asaj. Pra, ajo që ne po përpiqemi të bëjmë këtu është t’u ofrojmë liri klientëve tanë në mënyrë që ata të kenë akses në çdo shërbim të mundshëm , video, thirrje, informacione etj. kurdo dhe kudo që ndodhen.

Kriza nuk pati shumë ndikim në telefoninë mobile, e cila vazhdon të ketë rritje, ndërsa në pjesën e telefonisë fikse ajo u ndje më shumë. Megjithatë, nëpërmjet strategjisë sonë ne po përpiqemi ta minimizojmë impaktin e krizës.

Pra, ndërsa kompanitë e mëdha celulare në vend kanë patur një rënie të të ardhurave në vitet e fundit, Eagle Mobile vazhdon të rritet. Aryesja është thjesht se Eagle Mobile është një kompani e re apo ka dhe arsye të tjera?

Eagle Mobile vërtet është një kompani e re, por ka të bëjë edhe strategjia jonë. Shërbimet tona janë të një niveli të lartë. Ne sollëm teknologjinë më të fundit mobile në vend. Kemi linjën backbone dhe infrastrukturën më të mirë. Dhe përveç kësaj kemi shumë shërbime të vlerës së shtuar. Domethënë, ajo që ne po bëjmë është fakti që njerëzit duke zgjedhur brand-in tonë, kompaninë tonë, ta diferencojnë veten nga të tjerët me anë të vlerave që vetë brand-i ynë përfaqëson. Pra, kur ata të zgjedhin Eagle Mobile ose ALBtelecom të ndihen ndyshe, të ndihen më konfidentë.

Madje, kemi dëgjuar se ka kompani të tjera konkurrente, sidomos sa i përket linjës së telefonisë fikse, që kur duan të shesin linjën e tyre fikse ose shërbimin e internetit, përdorin emrin e ALBtelecom dhe u thonë klientëve thonë se vijnë nga ALBtelecom. Domethënë ALBtelecom ka një emër të fuqishëm në treg dhe janë pikërisht këto gjëra që na dallojnë ne nga të tjerët, ndaj dhe vazhdojmë të jemi ne rritje.

Pse vendosët të shkrinit dy kompanitë ALBtelecom dhe Eeagle Mobile në një kompani të vetme. Cilat janë përfitimet nga bashkimi?

Më shumë përfiton përdoruesi. Një nga avantazhet që ofrohet në këtë rast është mundësia për një One-Stop-Shop, ku ne dëshirojmë qe me anë të një strukture të vetme të ofrojmë të gjitha llojet e shërbimeve për klientin. Tashmë përdoruesi nuk do t’ia dijë për teknologjinë e përdorur, ajo që ata dëshirojnë është të kenë akses në internet. Ata duan të rrisin sasinë e komunikimit. Ata duan të ndjekin kanalet televizive pavarësisht se ku ndodhen. Nuk duan t’ia dinë nëse ti ua ofron nëpërmjet një televizori apo një kompjuteri. Ndërkohë që shohim rritje në ndjekjen e kanaleve televizive nëpërmjet celularit, pasi ekranet e celulareve sa vijnë e bëhen më të mëdhenj dhe po fuqizohen si aparatura. Ky është shkaku që ne po i shkrijmë kompanitë, që të kemi mundësi të ofrojmë shërbime më të mira për përdoruesin. Ndërkohë edhe teknologjia si celulare ashtu edhe ajo fikse po shkrihet në një të vetme tashmë. Prandaj nuk do të kishte kuptim të përpiqeshim t’i mbanim të ndara.

A keni përfitime përsa u përket menaxhimit dhe kontrollimit të shpenzimeve?

Natyrisht tregu sa vjen e bëhet më kërkues. Kështu që na duhet të ofrojmë çmime më të mira tek konsumatori. Po e shikojmë që çmimet gjithnjë e më të uylëta. Pra si mund të mbahet dhe rritet kompania? Duhet që kompanitë të ulin shpenzimet operacionale dhe shpenzime të tjera të ngjashme dhe kjo do të ndikonte direkt në ofrimin e tarifave më të mira tek konsumtaroi.

Vitin e kaluar ka patur një debat në lidhje me rritjen e tarifës së pajtimit mujor nga ana e AKEP. Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë problem?

Ajo që ka ndodhur realisht është që konsultuesi ndërkombëtar për terminimin ka përfunduar llogaritjen e tarifën reale të terminimit të telefonisë fikse. Me tarifë reale të telefonisë fikse nënkoptohet se shtrimi i kabllit deri në vendndodhjen e një përdoruesi është më shumë se 1 000 Lekë, dhe nëse shërbimet që mundësohen ofrohen nën koston reale për çdo abonent, atëherë kjo do të thotë që kompania është në humbje. Por sigurisht që me gjendjen ekonomike aktuale, nuk është dhe aq e lehtë të rrisësh këtë tarifë. Por, kjo situatë po krijon tek ne një deficit në bilanc. Prandaj është e nevojshme apo e domosdoshme kjo rritje. Pasi na duhet të jemi të “orientuar në kosto”.

Por ka mënyra për ta mbajtur këtë tarifë aq sa është, tarifat e terminimit në telefoninë fikse mund të lejohen të jenë më të larta, kështu që përdoruesi paguan më pak se 1000 Lekë në muaj, por këtë herë i bie që çdo muaj të paguajë më shumë për të kompensuar këtë humbje, që në fakt edhe në këtë mënyrë nuk mjafton për kompensim. AKEP pak a shumë është munduar të bëjë këtë. Trendi mbizotërues i mbajtur edhe në vendet e Evropës, është mbajtja e tarifave të terminimit celular dhe fiks të njëjta. Prandaj do të ishte mirë që tarifat të mbaheshin të njëjta për të dy telefonitë, që edhe telefonia fikse të mbijetonte (telefonia mobile që është më e përdorshme apo praktike tashmë). Por telefonia fikse është e domosdoshme si “shoqëri mëmë”. Jo çdo familjar ka një linjë fikse, prandaj shohim që kabllot ekzistojnë gjithandej. Por kjo nuk është një zgjidhje. Për këtë duhen instaluar nën tokë kabllo, në mënyrë që shërbimet të jenë të pranishme në çdo apartament apo rezidencë, që gjithkush të ketë mundësinë e një linje fikse. Linja fikse të ofron cilësi të lartë jo vetëm për shërbime zanore, por edhe për shumë shërbime të tjera.

Pra ju mendoni që mbajtja e tarifave të terminimit të larta ju kompenson apo besoni që duhet të ketë një rritje të mëtejshme të tarifës së pajtimit mujor?

Duhet bërë një lloj optimizimi. Tarifat e terminimit duhet të afrohen me ato të telefonisë celulare. Deri tani shohim që tarifat fikse kanë qenë shumë më të ulëta se ato të telefonisë celulare. Terminimi ishte mjaft i ulët. Kohët e fundit ka ndryshuar ca. Nga ana tjetër edhe tarifa fikse mujore po ashtu është e ulët. Kjo do të thotë që telefonia fikse është në humbje totale. Tarifat e terminimit tashmë kanë pak rritje. Po ashtu edhe pagesa fikse mujore do ishte mirë të jetë pak më e lartë. Strategjia e mirë në telekomunikacion do të ishte që terminimet fikse të përafrohen me ato celulare.

Për të kaluar në telefoninë celulare, AKEP ka shpallur tenderin për licencën e tretë 3G. A do të merrni pjesë në tender dhe cilat janë në vlerësimin tuaj potencialet e tregut të shërbimeve 3G?

Tashmë shohim që në treg nuk kemi dhe aq përdorues të teknologjisë 3G. Duhet të provohet më parë një gjë e tillë. Prandaj ne nuk e vlerësojmë hyrjen në këtë tender. Sigurisht që teknologjia 3G është e nevojshme, ndoshta 4G jo ende. Por koha dhe vlera e kësaj liçense janë shumë të rëndësishme. Sipas llogaritjeve tona kjo për këtë sasi prej 12.5 milion Eurosh Eagle Mobile duhet të ishte më e zgjeruar në numër abonentësh për të pranuar këtë çmim. Kështu që ne do ta kemi një ditë këtë liçencë, por tashmë jemi në fazën e vlerësimit të tenderit.

Ju keni paraqitur oferta në dy tenderat mëparshëm dhe duket se jeni favorit për të marrë liçencën e tretë. Pra kjo do të thotë se nuk është fjala juaj e fundit. Duhet të shohim datën 24 që është dhe afati i fundit?

Është i rëndësishëm planifikimi i kohës së hyrjes. Ne morëm pjesë në tenderat e mëparshëm duke parashikuar një rritje të madhe të kalimit të përdoruesve në 3G. Por ajo që ne shohim është se nuk rezulton të jetë ashtu. Çështja është se tregu nuk po rritet edhe aq, pra kemi të bëjmë me një tkurrje të tregut. Në një treg në tkurrje ku çmimet po zbresin, 12.5 milion Euro janë paska shifër e lartë. Megjithatë siç edhe e theksova më sipër jemi në fazën e vlerësimit.

Si e vlerësoni rritjen e disa prej operatorëve alternativë dhe çfarë ndikimi kanë ato në tregun e shërbimeve të telefonisë dhe internetit?

E para që do të doja të thoja është se konkurrenca është gjithnjë e mirë. Nuk është gjë e mirë që një kompani të ketë 90 apo 80% të tregut, pasi kjo nënkupton se nuk ka edhe aq konkurrencë. Por nëse i shohim shifrat tani ne nuk kemi 80% të tregut të internetit. Kjo është gjë e mirë për ne pasi nuk dëshirojmë të jemi në pozicionin e monopolit në treg. Madje kjo s’është e mirë as për konsumatorin. Por nga ana tjetër të gjithë ata operatore duhet të bëjnë investime të detyruara. Ky është dhe çelësi. Për shembull “Laëful Interception” (Përgjimi i Ligjshëm), është një çelës maxhor në pengimin e terrorizmit nëpërmjet internetit. Vetëm për këtë investim duhen 2 milion Euro. ALBtelecom është i vetmi operator që ka shërbimin “Laëful Interception” që ofron shërbime tek Prokuroria dhe shërbimet inteligjente. Nëse ata i bëjnë këto investime jam shumë në rregull me ta. Por ofrimi i shërbimit të internetit nuk duhet parë vetëm si biznes apo marrëdhënie shitës-blerës.

Keni ndonjë mesazh të fundit për abonentët e ALBtelecom dhe Eagle Mobile?

Nëse e shihni pozicionimin dhe ato që sollën ALBtelecom dhe Eagle Mobile në treg, shihni që para Eagle Mobile çmimet ishin shumë të larta, shërbimi ndaj klientit nuk ishte shumë i konsideruar, faturat nuk shpërndaheshin siç duhej. Pra me pak fjalë ne sollëm konkurrencë në treg. Edhe operatorët e tjerë, në kohën kur ne u futëm në treg, rritën cilësinë e shërbimeve. Kjo ishte e mirë për ne dhe për shqiptarët. Përgjegjësi të tilla janë një rëndësi të madhe për ne. Ne i japim shumë vlerë Përgjegjësisë Sociale. Për shembull ne do të shpallim “Vitin e Teknologjisë”, ndërkohë që viti i kaluar ishte “Viti i Arsimit”. Pak para mbylljes së vitit dhuruam për studentët 25 kompjutera. Pra këto janë gjëra mjaft të rëndësishme dhe ne besojmë se kemi sjellë vlera në Shqipëri. Ne rritëm cilësinë e shërbimeve. Përdoruesi, klienti ynë kur ka ndonjë problem, që në fakt punojmë çdo ditë për reduktimin e problemeve, merr mbështetje nga Kujdesi për klientin.

Por baza ligjore duhet të jetë gati edhe në Shqipëri. Kam jetuar 8 vjet në Shtetet e Bashkuara. Kur kryeja abonim në një linjë fikse apo internet mjaftonte të bëja vetëm një telefonatë dhe të jepja informacionin personal dhe përfitoja direkt atë shërbim. Kjo është ajo që ne po mundohemi të bëjmë. Por ekzistojnë disa pengesa ligjore. Diçka tjetër se tashmë po ofrojmë fatura online nga interneti. Abonenti nuk është i deturuar të shkojë gjëkundi për të marrë një faturë, por mund ta marrë këtë shërbim si e-bill, faturë elektronike, nëpërmjet internetit etj.

Ne investuam shumë në këtë infrastrukturë të internetit që përdoruesit të kenë kënaqësinë të shijojnë këto shërbime. Sigurisht që ne duhet të shpëtojmë nga këto barriera së pari. E rëndësishme është që edhe konkurrentët në treg të investojnë. Nëse duan të fitojnë para shpejt, telekomunikacioni nuk duhet të jetë sektori ku ta praktikojnë. Të gjitha palët kompetente që nga qeveria deri te AKEP-i apo Autoriteti i Konkurrencës, duhet të jënë më të vendosin rregulla të qarta. Në të kundërt kjo do të dëmtonte tregun. Nëse nuk investon askush edhe përdoruesi nuk do të shijonte çmime të lira dhe shërbime të mira. Tregu duhet të mbajë ata që investojnë, që ofrojnë diçka dhe që vlerëson konsumatorin. Pra qeveria dhe palët ligjore duhet të bëjnë të tyren.

Fund

FOR ENGLISH VERSION CLICK HERE

SHIKONI VIDEOINTERVISTEN E PLOTE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit