Grupi mediatik gjerman WAZ i cili në Shqipë ri ka aksione tek televizioni Vizion Plus, ka shitur sot tri gazetat e saja të përditshme në gjuhën maqedonase në Maqedoni.
Kompania që bleu gazetat me tirazh më të lartë është "Orka Holding" me seli në Shkup, ndërsa nuk bëhet e ditur shuma e blerjes, duke mbetur çështje diskrete nga të dyja palët.
Shitja e tri gazetave "Dnevnik", "Vest" dhe "Utrinski Vesnik" dhe shtypshkronjës që botoheshin nën emrin e kompanisë "Media print Makedonija" është pjesë e strategjisë së WAZ të paralajmëruar në vitin 2010 për shitjes e disa pjesëve të kompanisë së saj në Evropën Juglindore.
Grupi WAZ me seli në Esen të Gjermanisë vitin e kaluar angazhoi një bankë për procesin e shitblerjes së MPM. Siç njoftohet se gjatë procesit të bisedimeve janë shqyrtuar edhe disa oferta të tjera nga ana e "Orka Holding".
WAZ hyri në tregun e mediave në Maqedoni në vitin 2003 duke marrë në pronësi tri gazetat e përditshme "Dnevnik", "Vest" dhe "Utrinski Vesnik".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd