Transmetuar më 09-01-2012, 18:31

Shkodër, 9 janar 2012, NOA- Një punë intensive e policisë së Shkodrës në dy ditët e fundit ka vënë në pranga 6 persona.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se,  22 vjeçari Gjin Aroni nga fshati Bardhaj ka përfunduar pas hekurave pasi ka vjedhur me dhunë shetasen F. A 58 vjeç,banuese ne lagjen “3 Heronjtë” .

Tre arrestime të tjera në flagrancë janë edhe ato ndaj 46 vjeçarit Qemal Hotaj, i 38 vjeçarit Ardian Lekiqi 38 vjeç si dhe i 32 vjeçarit Spartak Belinova që të tre nga qyteti i Shkodrës.

Mësohte se tre të sipërpërmendurit në gjendje të dehur janë përplasur duke fyer dhe kundershtuar për shkak të detyrës forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Pas këtij rasti ndaj tyre nisën hetimet për veprat penale, “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit në rruge automobilisike”, “Goditje për shkak detyre të punonjësve të policisë” dhe “ Kundërshtim të forcave të policisë”.

44 vjeçari Çlirim Sata, banues në Vaun e Dejës dhe Petrit Lazri 26 vjeç, u prangosën pasi në bashkëpunim me një të tretë që u shpall në kërkim kanë tentuar të vjedhin bobinat e transormatorit elektrik të fshatit Plezhë, Komuna Bushat në Shkodër.

Ndaj dy të ndaluarve nisën hetimet për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” si dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tretë.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit