Transmetuar më 01-01-2012, 00:01

6, 5, 4, 3, 2, 1, 2012-a hyri. Ka nisur kështu një vit i ri dhe gjëja më e parë që duhet të bëjmë, është të urojmë njëri-tjetrin dhe të gjithë, Gëzuar Vitin e Ri 2012.

Stafi i NOA – Agjencia Kombëtare e Lajmeve Shqiptare, i bashkohet urimit të miliona shqiptarëve këndej dhe andej kufirit, në diasporë dhe pjesën tjetër të botës dhe uron: Një vit të ri të mbarë, plot shëndet, suksese në planet tuaja dhe një jetë më të mirë për të gjithë.

Viti që lëmë pas shënoi ndryshime të rëndësishme për NOA. Për herë të parë, shqiptarët patën rastin të shijojnë një portal profesional i cili solli risi të guximshme.

NOA Kosova, faqja e dedikuar Kosovës, gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë shqiptarët e Kosovës kudo ku jetojnë, afroi me mijëra lexues të përditshëm. Ne jemi krenarë për vëmendjen që i kushtojmë shqiptarëve kudo ata jetojnë dhe vitin që sapo ka mbërritur, ju sjellim edhe faqen e dedikuar, NOA Diaspora.

NOA English Edition, një risi absolute në median shqiptare, sjell lajmet e ditës nga vendi dhe bota, në kohë reale edhe në anglisht, falas për të gjithë. Falënderojmë ambasadat, përfaqësi të tjera diplomatike dhe organizata joqeveritare për feedback-un që na dhanë përmes vlerësimeve për këtë nismë. Sigurisht falënderime të veçanta për Arlindën, Etnën dhe Ervinin që përkthejnë dhe transmetojnë në kohë reale edicionin anglisht.

NOA Video ju sjell çdo ditë videolajme nga Shqipëria dhe bota, por edhe materiale interesante argëtimi. Në sajë të bashkëpunimit dhe frymës korteziale ju sjellim videot më të fundit për çdo zhvillim të rëndësishëm nga vendi dhe bota.

NOA Shitblerje ishte një tjetër risi e vitit 2011 tek NOA. Me sloganin, atë që nuk të duhet ty, dikush tjetër po e kërkon, me qindra shqiptarë, janë regjistruar falas dhe kanë shfrytëzuar këtë shërbim pa pagesë për të bërë shitblerje të produkteve nga më të ndryshmet.

Kurse NOA Toolbar ju sjell lajmet kudo ku jeni, duke shkarkuar falas aplikacionin tek cdo browser Firefox Mozilla, Internet Explorer. Ky aplikacion ju oforn mundësinë të shfrytëzoni edhe arkivin mëse 5 vjecar të NOA.al dhe newsofalbania.net.

NOA Auto ju sjell për herë të parë, të rejat më të fundit nga bota e paanë e automobilave. Me lajme, kronika, audio dhe video, NOA Auto është në një hap me teknologjinë për të sjellë shpejt dhe saktë, risitë e botës së makinave.

E sigurisht ndryshime të rëndësishme pati dhe për Portalin NOA. Gjatë vitit 2011 bëmë një rifreskim të dizajnit të NOA, por mbi të gjitha, jemi ndër të paktat faqe shqiptare që operojnë me sistem të dedikuar ekskluzivisht. Me ndryshimet që bëmë, morëm dhe vazhdojmë të marrim feedback të rëndësishëm dhe gjejmë rastin të jemi mirënjohës për çdo vlerësim dhe sugjerim.

Dhe meqë jemi tek urimet, falënderojmë 60 mijë vizitorë unikë që lundrojnë çdo ditë në portalin NOA dhe faqet e saj. Me shërbimet e reja dhe ruajtjen me fanatizëm të profesionalitetit të deritashëm, synojmë të dyfishojmë numrin e vizitorëve, duke ofruar 24 orë në 24, shtatë ditë të javës në 7, gjithçka për të cilën duhet të jeni të informuar, me shpejtësi, saktësi dhe profesionalizëm. Falënderim special për stafin që nuk resht së punuari, Ingridin, Irmën, Ariolën, Ridin, Eglën, Albanën, Ervinin, Ardianin, Xhulin, etj. Falënderim dhe për korrespondentët dhe bashkëpunëtorët në rrethe dhe jashtë Shqipërisë.

Një falënderim të veçantë ju, lexues dhe vizitorë të NOA që vazhdoni prej pesë vjetësh të rendisni NOA si faqen me kohë-qëndrimin më të lartë absolut në të gjitha faqet shqiptare.

Dhe në këtë vit të gjashtë të transmetimit që tashmë kemi hyrë, po punojmë që të sjellim të tjera risi ambicioze. Për herë të parë në median elektronike shqiptare online, tek NOA do të vijë çdo ditë dhe pa pagesë, NOA TV, me një strukturë programore online, me edicione lajmesh dhe programe me të gjitha të drejtat e transmetimit, në sajë të bashkëpunimit me media vendase dhe ndërkombëtare dhe institucione shtetërore dhe private.

Risi të tjera po vijnë tek NOA. Sepse jemi të parët për lajmin e fundit, por jo vetëm: Sjellim të parët, risitë që ndryshojnë botën.

Në fund, një urim dhe një kërkesë plot dashuri: Gëzuar 2012 dhe qëndroni me NOA.al!

LEXONI GJITHASHTU:

Edi Rama uron për hyrjen e 2012-ës: Vit i mbarë për Shqipërinë

Kryebashkiaku Basha: Më 2012 vijnë ditë më të mira (VIDEO)

Berisha, mesazh për Vitin e Ri: Më 21 Janar u bë grusht shteti, i dhamë përgjigje ligjore

NOA ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2012! Shëndet të plotë dhe mbarësi!

Shqiptarët janë bërë dembelë, çojnë mesazhe në grup për Vitin e Ri

Mesazhi i Topit për Vitin e Ri: Të lëmë pas kujtimin e keq të 2011 (VIDEO)Policia: Masat që kemi marrë për festën e Vitit të Ri 2012

E rrallë, banorët e shtetit Samoa humbasin një ditë nga jeta e tyre

Zbulohen 175 kile havjar brenda në morg: Do ta hanim për Vit të Ri

Tirana, plot ngjyra festive në vigjilje të Vitit të Ri (FOTOT)

Obama "shpërfill krizën", pushime superluksoze 4 milionë dollarë (FOTO)

Këshillat për pritjen e Vitit të Ri, ç’duhet bërë për të patur fat

Ja çfarë do të shohim për Vitin e Ri në TV shqiptare

Maldive, mbyllen hotelet në parajsën turistike

Viti i Ri, kujdes nga tapat e shampanjës

Darka e Vitit të Ri: Ja ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj

Është ideale, ju humbni peshë duke u bazuar rreth orës

Dietologët: Njohja e personalitetit tuaj, është çelësi për humbjen e peshës

Darka e Vitit të Ri, 10 këshilla reale si të hani për qejf dhe mos majmeni…

“HOROSKOPI 2012” – Parashikimi për Meshkujt

“HOROSKOPI 2012” – Parashikimi për Femrat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit