Transmetuar më 02-03-2011, 12:58

Elsina Hadersha, (Emmy)

Tiranë, 2 mars, NOA – Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për biznesmenin Aziz Kelmendi. Kelmendi akuzohet se përplasi qëllimisht me makinë këngëtaren e Elsina Hadersha, e njohur me emrin Emmy.

Në bazë të kërkesës së bërë sot nga prokuroria dhe paraqitjes së dëshmive të para, Gjykata vendosi që Kelmendi të qëndrojë në burg deri në nisjen e procesit gjyqësor.

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar, ku Kelmeni ka goditur me makinë këngëtaren pas një debati mes tyre.

Dyshohet se arsyet e debatit mes dyte kanë qenë për xhelozi. Ndërkohë që familjarët e këngëtares e kanë mohuar se mes vajzës së tyre 21-vjeçar edhe biznesmenit 44-vjeçar ka pasur lidhje.

Pas goditjes me makinë Emmy ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë,

a.k.NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit