Transmetuar më 14-12-2010, 17:36

Tiranë, 15 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – “Të rinjtë shqiptarë në dhjetor të vitit 90-të treguan trimëri të pashembullt, shembën murin e Berlinit duke mbushur ambasadat, e gjynjëzuar pushtetin, por jo të ndalonte marshin e qytetarëve ku në datën 8 dhjetor, me në krye Azem Hajdari, do të nisnin Lëvizjen e Dhjetorit, duke mbushur sheshet e qytetit dhe në datën 11 dhjetor do të themelonin partinë e parë pas pluralizmit”, deklaroi kryeministri Sali Berisha sonte në mbrëmje në kremtimin e 20 vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. “Ne shqiptarët, që ishim 20 vjet më parë vendi i zhytur në honet e historisë, njohëm këto vite mirënjohjen, solidaritetin e të gjitha vendeve të zhvilluara”, tha kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike, forca politike në vend e krijuar pas ngritjes së studentëve 20 vjet më parë në të ashtuquajturën “lëvizja e dhjetorit ’90” që solli e dhe rënien e komunizmin në Shqipëri dhe vendosjen e pluripartizmit në vend dhe demokracisë së re shqiptare.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit