
Të dhënat po ngarkohen...
Astana, 3 dhjetor, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kostyantyn Grushenko, gjatë punimeve të Samitit të OSBE-së, që u zhvillua në Astana të Kazakistanit, gjatë datave 1-2 dhjetor 2010.
Të dy homologët vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ekzistuese mes dy vendeve dhe ranë dakord që gjatë vizitës së pritshme të presidentit të Ukrainës në Shqipëri të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën ekonomike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
