
Tiranë, 28 Dhjetor 2010 NOA – Vranësirat dhe shirat e dobët mbeten prezente edhe sot në zonat malore te Shqipërisë.
Konkretisht ne Bajram Curri, Kukes, Puke, Peshkopi si edhe ne Korçë, Erseke, Bilisht do te bien shira me intensitet te ulet.
Ndersa pjesa tjetër e vendit do te dominohet nga alternime te kthjellimeve dhe vranesirave, kthjellimet me te dukshme do te jene ne zonat bregdetare. Durres, Vlore, Sarande dhe Himare.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -4 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 14 gradë Celsius.
Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën -7 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -18 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 16 gradë Celsius.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





