
Tiranë, 28 Dhjetor 2010 NOA – Vranësirat dhe shirat e dobët parashihet të mbeten prezente ditën e sotme në zonat malore te Shqipërisë. Konkretisht ne Bajram Curri, Kukes, Puke, Peshkopi si edhe ne Korçë, Erseke, Bilisht do te bien shira me intensitet te ulet.
Ndersa pjesa tjetër e vendit do te dominohet nga alternime te kthjellimeve dhe vranesirave, kthjellimet me te dukshme do te jene ne zonat bregdetare. Durres, Vlore, Sarande dhe Himare.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -4 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 14 gradë Celsius.
Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën -7 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -18 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 16 gradë Celsius.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





