
Tiranë, 25 Dhjetor 2010 NOA – Kushtet e motit te paqëndrueshëm pritet të mbeten prezent edhe gjate ditës së sotme ku vranësirat dhe shirat do te dominojnë te gjithë vendin.
Shira me intensitet me te larte do te ketë ne Veriperëndim dhe Qendër te territorit.
Qytetet qe do te marrin sasi te mëdha shirash do te jene: Shkodra, Lezha, Laçi, Tirana, Kruja, Elbasani dhe Durrësi, Mesdita do te sjelle shtim te shirave ne te gjithë vendin.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, 2 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Durrës dhe Sarandë, 16 gradë Celsius.
Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën 0 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -16 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 20 gradë Celsius.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





