Transmetuar më 19-12-2010, 22:12

Tiranë, 19 Dhjetor 2010 NOA – Kushtet e paqëndrueshme atmosferike parashihet të mbeten edhe nesër në ditën e parë të javës, në të gjithë territorin e vendit.

Zonat veriore dhe qendrore do te dominohen nga vranesira dhe reshje shiu por ne zonat jugore reshjet do te jene me intensitet me te ulet.

Ne te njëjtat kushte te vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe dëborës do te mbetemi serish ne oret e mesditës ne veri dhe qender, perjashtuar jugun ku do te kete shkeputje me kthjellime.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -2 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 19 gradë Celsius.

Në rajon, Prishtina do të kapë temperaturën më të ulët, 1 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -22 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Athinë, 19 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit