Transmetuar më 17-12-2010, 23:06

Tiranë, 18 Dhjetor 2010 NOA – Dita e sotme parashihet te nise me reshje shiu e dëbore ne te gjithe vendin.

Reshje me te konsiderueshme do te kete ne Veri – Qender te territorit. Konkretisht dëbore te dendur do te kete ne Bajram Curri, Kukes, Peshkopi, Bulqize, Mat, Mirdite.

Ndersa ne Shkoder, Lezhe, Kruje, Tirane, Elbasan dhe Durres do te kete reshje te konsiderueshme shiu si edhe dëbore te paket.

Ne zonat jugore reshjet do te jene me intensitete më të ulëta.  

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -8 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 12 gradë Celsius.

Në rajon, Prishtina do të kapë temperaturën më të ulët, -1 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo dhe Varshava do të arrijnë deri në -11 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Athinë, 15 gradë Celsius.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit