
Tiranë, 12 Dhjetor 2010 NOA – Masat ajrore te thata e te ftohta, edhe ditën e sotme kanë mbetur në vendin tonë.
Sakaq, moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore veriore të cilat do te ketë vranësira dhe reshje të dëborës.
Në mesditë parashihet të ketë kthjellime ne te gjithë territorin e Shqipërisë.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -8 gradë Celsius dhe më e larta, në Sarandë, 15 gradë Celsius.
Në rajon dhe Evropë, Prishtina do të kapë temperaturën më të ulët, -2 gradë Celsius kurse Oslo do të arrijë deri në -14 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Madrid të Spanjës, 17 gradë Celsius.
Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





